Zjerm

Lyrics
[Teksti i "Zjerm"] [Strofa 1: Beatriçe Gjergji] N'këtë minutë, n'këtë çast, no paranoja (Ah) Pas shiut, ylber të duket bota (Ua) Nëpër rrugë, asnjë ambulancë, kurrkush s'flet me arrogancë Edhe sot na thanë që s'prishet koha Përfundova nën ujë, kurrë s'm'u tha goja (No) Imagjino një minutë pa ushtarë, pa jetima Asnjë shishe n'oqean, naftës i vjen era jargavan Lirinë e fjalës ta mëson shkolla (Hopa) [Pararefreni: Beatriçe Gjergji] Krijo në mua një zemër t'pastër Në natën time, të dërgoj dritën Aman, miserere Aman, miserere [Refreni: Beatriçe Gjergji] Në zemrën time, n'zemrën teme Ky minutë do të vazhdojë Njerëz't e mirë e njerëz't pa emër Kërcejnë valle n'shpirt Jarnane ti toka ime Ku kam lindë, s'do të harroj Jarnane ti bota ime Vazhdo me shndritë, shndritë, shndritë, shndritë [Strofa 2: Kolë Laca, Kolë Laca & Beatriçe Gjergji] Zjerm bjer mbi vallet tona tribale Që ushtrojnë sa orteku kur bjen n'male Zjerm, njerz't pa emën e njerz't e dëlirë Njësoj këputen e bijnë si shtatë thika që t'ngulen n'shpirt Zjerm, këtu flen deti, rana e hana E yjet s'i shofim se yjet na i shkel kamba kur ecim n'jerm Zjerm, jena t'untë për flakë e dritë E t'kërkojmë n'kyt terr që s'pran' tuej shndritë [Pararefreni: Beatriçe Gjergji] Krijo në mua një zemër t'pastër Në natën time, të dërgoj dritën Aman, miserere Aman, miserere [Refreni: Beatriçe Gjergji] Në zemrën time, n'zemrën teme Ky minutë do të vazhdojë Njerëz't e mirë e njerëz't pa emër Kërcejnë valle n'shpirt Jarnane ti toka ime Ku kam lindë, s'do të harroj Jarnane ti bota ime Vazhdo me shndritë, shndritë, shndritë, shndritë
Rate this song
0/5.0 - 0 Ratings
Loading comments...
Credits
- Writers
- Beatriçe Gjergji
- Lekë Gjeloshi
- Kole Laca
- Shkodra Elektronike