7 Dite

Lyrics
[Teksti i "7 Dite" ft. Alban Kondi] [Verse 1: Landi] S'dua unë ti shoh më Sytë e tu që shtiren Shiko ne pasqyrë veten dhe kupto Asgjë e imja jo më nuk shihet Mund të kishim botën, po s'jemi më Isha bërë si ti e tani s'të njoh E fundit e fundit e fundit fjalë është të them: Ti shko! [Chorus: Landi] Fajet s'ti mbaj Mos fol as mos qaj 7 ditë të javës vetëm gënjen S'ke shpirt me ty më jo s'ia vlen Falëm pse mthu? Çfarë pret nga unë? 7 ditë të javës vetëm gënjen S'ke shpirt me ty më jo nuk ia vlen [Verse 2: Miri] Ti nuk ke më shpirt Ti nuk ke më dritë Ti nuk ke, ti nuk dhe asgjë Si s'më dhe ti Jo asgjë s'më dhe Vetëm errësirë Jo asgjë më shumë Ti k'shu je S'ke pse më kërkon Nga unë ça kërkon Mirë më njeh Mes meje dhe teje Po të them se ka mbaruar E nuk kam më asnjë forcë As motiv për të besuar Në çdo rresht që ti më shkruan S'ka asgjë aty për ne Më mirë shko në jetën tënde K'shu e solle k'shu e le S'ke pse qan e të më lutesh Që të fal e të kuptoj Kur s'ke zemër të më duash S'ke pse thua që më do Jo nuk dua që ta mbaj Kur gjithçka ka përfunduar Merri fjalët merri lotët As ato nuk janë për mua joo [Chorus: Landi] Fajet s'ti mbaj Mos fol as mos qaj 7 ditë të javës vetëm gënjen S'ke shpirt me ty më jo s'ia vlen Falëm pse mthu? Çfarë pret nga unë? 7 ditë të javës vetëm gënjen S'ke shpirt me ty më jo nuk ia vlen [Verse 3: Albani] Fajet më thoje s'i kishe, po kush i kishte? E veshe fustanin që doje, po kush ta zhvishte? Fjalët i çove në erë tani s'ka vlerë Shpirtin e shite e dogje në terr, ti s'ke me vlerë Rrugën qe doje e more e hodhe n'humner' Në humnerë po hedh unë shpresën mbuluar me harresën E kësaj ndjenje të çuditshme pikë i vë mbulesën Aty po hedh mungesën dëshirën për rikthim Ajo që dua është të iki në një rrugë pa kthim Sa të kam dashur forcën tek ti e kisha E sot s'mund të harroj gjith' ënd'rrat që me ty i nisa Ti shkove bashkë me erën të mori si stuhi Nga ty ajo që mbeti zbrazëti edhe tradhëti [Chorus: Landi] Fajet s'ti mbaj Mos fol as mos qaj 7 ditë të javës vetëm gënjen S'ke shpirt me ty më jo s'ia vlen Falëm pse mthu? Çfarë pret nga unë? 7 ditë të javës vetëm gënjen S'ke shpirt me ty më jo nuk ia vlen
Rate this song
0/5.0 - 0 Ratings
Loading comments...
Credits
- Writers
- Alban Kondi