Psikopatja jote

Album cover art for "Psikopatja jote" by Fifi & Mc Kresha

Fifi & Mc Kresha - Rap, Në Shqip

Psikopatja jote

25.5K Plays

View Album

Lyrics

Language:

[Teksti i "Psikopatja jote" ft. MC Kresha] [Verse 1: Fifi] A është dashni kjo ça po m'ndodh Apo thjesht fiksim i radhës A je dhimbja e çmueshme Që me i kërku bekimin babës A je magjia që i jep frymë hanës Sa me pas fuqi me ndrru kufinjtë e hartës A je ti qaj që ka me lon me m'thirr Edhe idiot edhe shpirt A je ti qaj që unë ka me i kërku falje Edhe pse ti ke bo gabim [Chorus: Fifi] A je ti Dhurata jem e Zotit Mëkati jem i preferum Dashni Eksperiment i joti Më merr se s'po duroj ma shumë A je ti Dhurata jem e Zotit Mëkati jem i preferum Dashni Eksperiment i joti Më merr se s'po duroj ma shumë [Verse 2: MC Kresha] S'ka kuptim as kanga kur manga t'i fsheh prangat Kur vjen nata jom vet edhe ka vjet që s'shoh andrra Tek e mramta osht për neve, jo për ata që na folin mbrapa S'kanë kontroll thjeshtë lujnë rolin intriganta, trapa, informanta Lajmëroni zyrtart, ni vajzë në t'bardhë m'qëlloj me armë Frymën ma ka nalë, thirre ndihmën e parë Ajo që m'vrau qe një shenjtar, e kom dashtë që n'shikim t'parë Edhe 100 plagë m'i marrë vijë zvarrë m'i pa sytë e tu të zjarrtë Ti je oaza jem n'Saharë, ekstazë e artë m'ke bo mu varë Zoti na faltë jena mëkatar, dy lakmitar tu knu me gitarë Pangopësi e epsh si t'marrë a veç dy ëndrrimtarë Krenari e paparë, ti je thesar vlen ni thes ar' Për mu je perfekt, unë ziliqar Kur hupi n'det ty t'kom pulëbardhë Zemrohëm vetë, po t'pres me ardhë [Bridge: Fifi] E unë sakrifikoj Edhe nëse bohna shkrum Se çdo ditë veç jom ka t'du ma shumë E tash unë du me t'nigju ty Tepër bindshëm Me m'thanë ti që jom Psikopatja jote [Chorus: Fifi] A je ti Dhurata jem e Zotit Mëkati jem i preferum Dashni Eksperiment i joti Më merr se s'po duroj ma shumë A je ti Dhurata jem e Zotit Mëkati jem i preferum Dashni Eksperiment i joti Më merr se s'po duroj ma shumë

Rate this song

Rate this song

0/5.0 - 0 Ratings

5
0.0% (0)
4
0.0% (0)
3
0.0% (0)
2
0.0% (0)
1
0.0% (0)

Loading comments...

Credits

Writers
  • Fifi
  • Mc Kresha